Haxholli jep detaje për trajnimin e diplomatëve të rinj që ka nisur sot

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Fatmir Haxholli, ka thënë se trajnime sikur ky i nisur sot për diplomatët e rinj do të mbahen në tre muajt e ardhshëm.

“Kjo aplikohet në të gjitha vendet e botës dhe është parakusht i shërbimit që duhet ta plotësojnë sepse këta njerëz do të shërbejnë në misione të ndryshe diplomatike”, ka thënë Haxholli, njofton klankosova.

“Bëhet fjalë për të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Është hera e parë që Akademia Diplomatike ofron një program të tillë të përmban katër shtylla; 1. Përshkrimi ii shtyllave diplomatike; 2. Që flet për përmbajtjen e politikës së jashtme; 3. shkathtësitë e përgjithshme; dhe 4. me ofrimin dhe informacionet mbi trendet globale”.

Sipas Haxhollit programi do të ofrohet prej stafit që sipas tij ka krijuar përvojë në diplomaci.

“Trajnimi do të ofrohet nga trajnerë që shërbejnë në diplomaci. Do të ofrohen tema, ligjërata, prezantime, diskutime dhe nga përfaqësues të misioneve diplomatike. Do të ftohen edhe ekspertë ndërkombëtarë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme