Klima, 2016 është viti më i nxehtë në histori

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 17:48 | Nga

Temperatura globale është 1,2 gradë më e lartë në krahasim me nivelet para-industriale. Faji? Fenomeni “El Nino” dhe para së gjithash efekti serë.

Agjencia Metereologjike e Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se viti 2016 është drejt rrugës për t’u bërë më i nxehti në historinë e planetit. Sipas “Ëmo”-së, temperatura globale në 2016-ën, është 1,2 gradë më e lartë me nivelet para-industriale. Fenomeni “El Nino” ka ndihmuar për këtë rezultat, por arsyeja kryesore sipas agjencisë, mbetet efekti-serë i prodhuar nga aktivitetet njerëzore. Në të vërtetë, 2015, ka qenë viti më i nxehtë i të gjitha kohërave deri tani.

Raporti përfundimtar do të publikohet në fillim të 2017-ës. “Një tjetër vit. Një tjetër rekord, – ka komentuar Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Metereologjike Botërore, Petteri Tallas. – Temperaturat e larta që kemi përjetuar në 2015-ën, pritet të parakalohen në 2016-ën. Nxehtësia suplementare e “El Nino”-s, është zhdukur. I nxehti për shkak të ngrohjes globale do të vazhdojë”.

“Në disa pjesë të Rusisë dhe Arktikës, temperaturat janë nga 6 deri në 7 gradë mbi mesataren e periudhës së fundit, – ka shtuar Tallas. – Shumë rajone të tjera arktike dhe sub-arktike në Rusi, Alaskë dhe në veri-perëndim të Kanadasë, ishin të paktën 3 gradë mbi mesataren. Ishim mësuar të matnim temperaturat rekord në fraksione të gradëve, por kjo është një tjetër gjë”.

Për Tallas “për shkak të ndryshimit klimaterik, frekuenca dhe impakti i ngjarjeve ekstreme, janë shtuar. Valët e të nxehtit dhe përmbytjet që dikur ndodhnin shumë rrallë, po bëhen gjithnjë e më të rregullta. Shtimi i nivelit të detit ka shtuar ekspozimin e stuhive të shpeshta dhe cikloneve tropikalë”. Parashikimi për vitin 2016, është në përmbajtjen e një raporti paraprak që “Wmo” ka shpërndarë për konferencën e OKB-së mbi klimën në Marrakech të Marokut.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme