Klina dyfishon shpenzimet për paga e mëditje brenda 6 muajve

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 08:46 | Nga

Organizata joqeveritare “KOHA” nga Klina që monitoron punën e institucioneve komunale, ka publikuar një raport për pasqyrën e shpenzimeve financiare për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Kjo OJQ ka konstatuar një ulje të shpenzimeve të parasë publike, por jo edhe në kodin për mallra dhe shërbime dhe paga e mëditje, që kanë shënuar rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas kësaj organizate, Komuna e Klinës për periudhën buxhetore janar – qershor 2018 ka shpenzuar 3 milionë e 910 mijë euro ose mbi 60 mijë euro më shumë sesa periudhën e njëjtë të vitit 2017. Sipas kategorive ekonomike, shpenzimet për paga dhe mëditje për 2018 janë rritur për 3.14 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme