Klinaku: Aktakuza ndaj Gucatit e Haradinajt nuk është konfirmuar

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se aktakuza ndaj dy ish-udhëheqësve të kësaj organizate nuk është e konfirmuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Klinaku tha se është informuar mbi këtë çështje nga vetë nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj.

“Sapo u informova nga nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, se aktatuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar dhe për ngritje të aktakuzës nuk kanë njohuri as ata dhe as avokatët e tyre”, ka shkruar ai.

Dje avokati i Gucatit dhe Haradinajt kishte njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj dy klientëve të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme