Klinaku-Kurtit: Nëse nuk na fton në takim deri të mërkurën, do të dalim në protestë

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, së fundmi ka pasur një takim me kryesinë në selinë qendrore ku pas diskutimit që kanë pasur është vendosur që t’ia dërgojnë një kërkesë këtë të enjte për takim kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Klinaku tha se nëse kryeministri Kurti nuk i thirr në takim deri të mërkurën e ardhshme, atëherë do të protestojnë.

Më tej, Klinaku ka njoftuar po ashtu se prej se e ka marrë postin kryeministri Kurti vetëm një herë është takuar me krerët e OVL-UÇK-së, e kjo ka ndodhur në fillim me të marrë postin e kryeministrit.

“Ai duhet të na takojë përndryshe do të ketë protesta. Deri të mërkurën e ka kohën me na thirr në takim ndërsa nëse nuk na thirr atëherë do të dalim në protestë. Kërkesat tona janë disa, si mos bashkëpunimi me organizatat e luftës, injorimi ndaj vlerave të luftës, ndryshimi i Ligjit të Pagave që mendon ta bëjë pa neve, po ashtu çështja e shokëve që kemi në Hagë ”, tha Klinaku për Gazetën InLajmi.

Por përveç këtyre çështjeve Klinaku, e ritheksoi se kanë edhe të tjera çështje për të cilat patjetër se duhet të bisedojnë me kreun e qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme