Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka folur rreth Gjykatës Speciale, dhe themelimit të saj.
Klinaku ka thënë se si organizatë e kanë kundërshtuar vazhdimisht, pasi që nuk është një gjykatë e drejtë.
“E kemi kundërshtuar vazhdimisht sepse nuk mund të jetë një gjykatë e drejtë përderisa gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së, kur dihet që në Kosovë ka pasur luftë clirimtare kundër pushtuesit, dhe pushtuesi është ai që ka bërë krime lufte”, u shpreh ai në Dukagjini.
Tutje tha se si organizatë e veteranëve, kanë kërkuar një gjykatë vendore që do ti ndjekte dhe gjykonte krimet e luftës në Kosovë.
Klinaku shtoi së Gjykatën Speciale e ka shtyrë Serbia që të krijohet, mirëpo deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë krijuar.