Klinaku: Një kryeministër që sulmon sistemin e drejtësisë dhe mediat, veç kryeministër s`duhet të jetë

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për sulmet që mbrëmë ka bërë ndaj mediave dhe sistemit gjyqësor.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një kryeministër që sumon këta dy sektor vetëm kryeministër nuk është.

“Një kryeministër që sulmon sistemin e drejtësisë dhe mediat, veç kryeministër nuk duhet të jetë. ‘Ishalla e mrama me hajr, se keq i ka shteti punët’”, ka shkruar Klinaku.

Të ngjashme