Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku tha sa me kryeministrin Albin Kurti nuk është kompetentë që të flas për numrin e veteranëve të luftës, raporton Ekonomia Online.
Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, duke iu referuar një deklarate të Kurtit se është trefishuar numri i veteranëve pohoi se nuk i takon atij që të merret me këtë çështje kur verifikimi është bërë nga komandantët dhe se dosja është në Prokurori.
Kërkesat e tyre sa i përket ligjit për pagën minimale, ai tha Osmani i ka shënuar, por që nuk ka dhënë ndonjë koment shtesë.
“Presidentja i mori me shkrim të gjitha ato që thamë ne dhe në cilat logje duhet të zbatohet, Presidencës i thamë se duhet ta luajë rolin që e ka sepse kjo Qeveri është e interesuar që të krijojë sa më shumë përçarje”, tha Klinaku.
“Ne treguam qysh me ligjet e mëhershme, janë dy ligje në fuqi, fare si organizata të dala nga lufta, nuk kanë konsultuar për ndryshime ligjore gjë që e kanë obligim ligjor dhe nuk na kanë ftuar asnjëherë në dëgjime publike që ti shqyrtojmë dhe të japim propozimet tona dhe të miratohet nga ne. Kemi pasur protesta qysh në vitin e kaluar, nuk kemi kontakt me kryeministrin Kurti qysh në vitin e kaluar, ne nuk kemi kontakte as me këshilltarin e kryeministri Kurti që është për kategoritë e dala nga lufta. E marrin e keqpërdorin një kafe pse e kom pi para teatrit kombëtar që unë e kom pi shoqërisht sepse kam qenë bashkëluftëtar të luftës”.
“Kjo Qeveri dhe ky Kuvend nuk ka pasur asnjëherë kontakt me ne, sepse ne si organizata të dala nga lufta ka edhe shkresa që u kemi dërguar dhe nuk na u kanë përgjigj, na vjen mirë që presidentja u përgjigj shpejtë dhe ne i paraqitëm të gjitha shqetësimet tona qoftë si veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve që kjo qeveri që 2 vjet e gjysmë as protezat nuk ua rregullon”, tha tutje Klinaku.
Përderisa tha se me Kurtin nuk kanë kontaktuar qe një vit dhe se Qeveria e Kuvendi nuk po merren me kërkesat a tyre. Madje thotë se Qeveria po trumbeton e po thërret në përçarje.
Ky takim është kërkuar nga veteranët e UÇK-së, pasi sipas tyre, janë lënë jashtë kategorisë në Ligjin për pagën minimale.
Kurse, shoqëria civile së bashku me Organizatën e Veteranëve të Luftës protestuan gjatë së shtunës së kaluar para ndërtesës së Qeverisë, rreth këtyre pakënaqësive.
LEXONI EDHE: