Kryetari në detyrë i OVL-UÇK, Faton Klinaku thotë se publikimi i dosjeve të UNMIK-ut është dashakeqës.
Klinaku thotë se do dështojnë përpjekjet e Speciales për njollosjen e UÇK-së, ashtu siç i dështuan Serbisë, UNMIK-ut dhe EULEX-it.
“Ripublikimi i dosjeve të dështuara të UNMIK-ut nga ana e mediumit të Baton Haxhiut, është dashakeqës dhe me pasoja për opinionin publik”, ka shkruar Klinaku.
Postimi i tij i plotë:
Ripublikimi i dosjeve të dështuara të UNMIK-ut nga ana e mediumit të Baton Haxhiut, është dashakeqës dhe me pasoja për opinionin publik.
Ndërsa, deklaratat e Milaim Zekës e të disa eksponentëve të LDK-së, jo vetëm që kanë pasoja për publikun, por janë edhe një përpjekje e mjerë dhe për të të ardhur keq për akuzim të padrejtë të udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po përballen me “drejtësinë” ndërkombëtare në Hagë.
Ashtu siç kanë dështuar përpjekjet për njollosjen e luftës së lavdishme të UÇK-së nga ana e Serbisë, UNMIK-ut dhe EULEX-it, poashtu do të dështojnë edhe këto përpjekje të Gjykatës Speciale dhe ndihmësve të saj.
Lufta jonë ka qenë, është dhe do të mbetet e shenjtë!
Faton Klinaku
U.D. i kryetarit të OVL UÇK-së
Share Now