Në protestën e thirrur nga PSD-ja kanë marr pjesë edhe veteranë të UÇK-së, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku tha se Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët e jo krimet e kryera në Kosovë nga pushtuesi serb.
Ai shtoi para protestuesve tha se Gjykata Speciale po e gjykon vetëm luftën çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se madje Specialja e ka quajtur edhe organizatë të përbashkët kriminale Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet që i ka shkaktuar pushtuesi serb. Ajo po gjykon luftën tonë çlirimtare”.
“Po e gjykon UÇK-në, duke e quajtur edhe si organizatë e përbashkët kriminale. Ata gjenden në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë”.
“Organizatat e veteranëve kanë qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale”.
Sipas tij, OVL e UÇK-së ishte kundër themelimit të Gjykatës Speciale.