Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK, Faton Klinaku i është përgjigj kërcënimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Klinaku përmes një statusi në Facebook ka thënë se Kosova kërcënimeve me luftë duhet t’i përgjigjet me unitet kombëtar dhe politik.
“Përgjigje më e mirë ndaj çdo kërcënimi për luftë, do të ishte uniteti kombëtar dhe politik. Kosova duhet të pres përfundimin e procesit të zgjedhjeve në ShBA, për ta vazhduar dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin amerikan, por edhe duhet të ketë një platformë të qartë në bisedime”, ka shkruar Klinaku.