Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i vdekur në oborr të shtëpisë në qytetin e Klinës.
“Raportohet se në oborrin e shtëpisë se tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.