Në fshatin Pogragjë të Klinës dje nga banorët e atyshëm janë gjetur disa mbetje mortore, që dyshohet se janë të dy personave.
Ato janë zbuluar pas gërryerjes nga ana e ujësjellësit në një pjesë rurale të fshatit.
Veton Toplanaj është njëri nga dëshmitarët që kishte hasur në këto mbetje.
“Kemi dal për shëtitje dhe rastësisht kur jemi kthyer i kemi parë skeletet e dy personave. Pastaj e kemi lajmëruar policinë, të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë verifikimin, e më pas kanë ardhur edhe ekipe të tjera”, deklaroi ai.
Mbetjet mortore janë marr për analiza të mëtutjeshme që të dihet më në detaje se të kujt janë dhe se cilës periudhë i takojnë.
Këtë e konfirmoi edhe rreshteri Zaim Gashi.
“Diku rreth orës 13:00 kemi marr informatë prej një qytetari, ndërsa rreth orës 17:00 ekipet përkatëse i kanë marr disa mbetje mortore që mbetet për t’u vërtetuar se cilës periudhë të luftës i takojnë apo a janë saktësisht mbetje mortore të njerëzve”, tha ai.