Klinika e Kirurgjisë Pediatrike përfiton pajisje prej 65 mijë dollarë nga Rotary Club Prishtina

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klinika e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së,  ka pranuar  donacion në vlerë 65 mijë dollarë nga Rotary Club Prishtina, ku përfshihen pajisje për kabinetin e urodinamikës, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka falënderuar drejtuesit e Rotary Club Prishtina për pajisjet e dhuruara, duke shtuar se ndihma të tilla janë të mirëseardhura në trajnimin më efikas të fëmijëve.

Falënderues ishte edhe Gani Çeku, kirurg në këtë klinikë. Sipas tij, pajisjet do të mundësojnë punë më të lehtë për stafin e Klinikës Kirurgjike Pediatrike.  

Të ngjashme