Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK), njoftoi të mërkurën se në Repartin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë, po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve.
Siç bëhet e ditur, CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga SHSKUK-ja dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro.
“Ky sistem identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve”, thuhet në komunikatën për media.
Gjithashtu, thuhet se kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike.