Pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, bazuar në raportimet e datës 25 shtator 2021, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë nuk kanë asnjë pacient COVID-19.
ShSKUK ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID dhe të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19.
Ndryshe, ShSKUK ka njoftuar po ashtu se pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, ambulancat e triazhimit për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator do të transferohen në Klinikën Infektive.
ShSKUK njofton të gjithë pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, se nga kjo e shtunë duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.
Ndërkaq, pacientët post-COVID drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.