Pacientët në Klinikën e Gjinekologjisë detyrohen që ta blejnë vetë ampulën Oxytocin

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Rreth pesë muaj pasi që një infermiere QKUK-së e kishte ngjitur një letër të formatit A4 në njërën nga korridoret e Klinikës së Gjinekologjisë, ku kishte kërkuar nga gratë ta blejnë vetë ampulën Oxytocin (injeksion për stimulim të dhimbjeve të lindjes), sërish ky produkt është duke munguar në Klinikën e Gjinekologjisë.

Madje, atë kohë Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) patën deklaruar se kanë stabilizuar furnizimin me barna dhe material shpenzues në klinikat e QKUK-së.

Sipas burimeve të Kohës Ditore, ampula Oxytocin ka dy muaj që është duke munguar në këtë klinikë. ShSKUK-ja nuk ka treguar se sa kohë mungon ky produkt, ndërsa fajin ua lë procedurave të liferimit.

Një paciente e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë i ka treguar gazetës letrën në të cilën i është shkruar nga infermierja që ta blejë ampulën Oxytocin.

“Unë nesër do të lind me operim. Infermierja erdhi në dhomë dhe më tha që duhet ta siguroj vetë këtë ilaç para se të hyj në sallë. Më thanë se mungon në klinikë”, ka treguar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme