​Prezantohet plani për Spitalin e Prishtinës, konsiderohet i rëndësishëm për qytetarët

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, ka shpalosur Planin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në këtë tryezë, ka shprehur nevojën e ndërtimit të një spitali të ri të përgjithshëm për qytetarët përkrah QKUK-së, raporton Ekonomia Online.

“Sot jemi bërë bashkë me diskutua një projekt me rëndësi për kryeqytetin, spitalin qendror të Prishtinës. Çdo qytet tjetër i Kosovës i ka spitalet e veta, por Kosovës i mungon edhe një spital qendror, e kemi vetëm QKUK-në”, u shpreh Rama.

“Kemi pasur edhe biseda të shumta dhe kemi bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë se a duhet ta kemi një spital sekondar në qendër apo terciar. Këtu jemi bashkë për të shpalosur fizibilitetin për një spital për kryeqytetin”.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Pacolli, tha se përveç ndërtimit të një spitali të ri, shëndetësia në Kosovë ka nevojë për modernizëm dhe specializim.

“Unë kam përshtypjen se QKUK ka qenë spitali i Prishtinës. Tash çështja është a e ndërtojmë edhe një spital të ri. Mirëpo, edhe infrastruktura spitalore është e rëndësishme. Janë standardet e kujdesit ndaj pacientëve tanë. Ku do të jetë shëndetësia në 50 vjetët e ardhshme? Modernizimi i gjithë ShSKUK-së dhe QKUK-së dhe shtimi i një spitali tjetër të qytetit janë disa çështje që po i bisedojmë”, tha Pacolli, raporton EO. 

Ndërsa, Carsten Micheel, drejtor i ICME-së për Evropën, tha se janë duke bërë planifikime në disa fusha, duke filluar nga kostoja, dizajni si dhe përshtatshmëria me kulturën e qytetareve, të cilën ai e vlerësoi si kritike.

“Do të dëshiroja që pjesa e fizibilitetit të jetë një iniciativë për spitalin e Prishtinës. Ne kemi zhvilluar edhe determinimin e shpenzimeve kapitale ku ndahen kostot për spitalin. Jemi marrë edhe me pjesë tjera të projektit. Po i planifikojmë disa hapa tutje. Popullsia këtu është ndryshe, kultura është ndryshe. Faza e dytë, është që ta kuptojmë zhvillimin e dizajnit. Kemi paraqitur edhe modelin e kujdesit klinik. Kemi vlerësuar se si popullsia ka qenë në vitet e kaluara. Popullsia në Prishtine po rritet. Kujdesi shëndetësor në kryeqytet është mjaft atraktiv për ata që jetojnë aty”.

No description available.

Të ngjashme