Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale rajonale

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga Covid-19 në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 124 pacientë. 120 nga ta, pozitiv me Covid-19 dhe 4 të negativizuar.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 53 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit,12 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme