Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.
Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Dje janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105kg.
Në lidhje me këtë meç ka folur Wladimir Klitschko, ish-kampioni i peshave të rënda, i cili ka mbështetur Usyk.
“Unë do të thoja në boks dhe në kategorinë e peshave të rënda, madhësia ka rëndësi. Ne e dimë se ndryshimi midis dy kundërshtarëve është i madh, dhe ne e dimë se Fury është më i gjatë dhe ka një shtrirje më të gjatë. Por nuk ka rrugë tjetër për të luftuar një luftëtar të fortë dhe këtë e ka dëshmuar Usyk dy herë ndaj Joshua”.
“Tani me teknikën mund të arrish çfarë të duash. Nuk ka të bëjë me fuqinë apo madhësinë. Bëhet fjalë për teknikën në boks, dhe unë besoj se Oleksandr Usyk është një nga teknikët më të mirë në boksin modern dhe jam i sigurt se ai do të bëjë punën e tij ndaj Fury”, tha Wladimir Klitschko.