Anthony Joshua është kampion i botës në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF dhe IBO.
I riu Anthony Joshua e ka mposhtur Wladimir Klitschkon për t’u shpallur kampion i ri i në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO.
Britaniku e mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko me nokaut në një ndeshje spektakolare në Londër.
Në raundin e pestë dhe të gjashtë boksierët sollën spektakël. Joshua këtë ring e nisi furishëm, duke e rrëzuar Klitschkon, i cili më pas u këndell dhe grushtoi me mjaft sukses Anthony Joshuan.
Kurse në raundin e gjashtë Wladimir Klitschko ishte ai që arriti ta rrëzojë britanikun, që u ngrit më pas për ta vazhduar luftën.
Kurse në raundin e 11-të Joshua arriti ta rrëzojë dy herë Klitschkon, duke u shpallur kështu më i miri në botë.