Trajneri gjerman ka biseduar me drejtuesit e Liverpoolit rreth transferimit eventual të mbrojtësit të Napolit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i interesuar për ta transferuar qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le10Sport”.
Trajneri i suksesshëm madje ka biseduar me drejtuesit e klubit anglez rreth mundësisë së këtij transferimi.
Senegalezi po shfaq formë të jashtëzakonshme dhe ai do ta përbënte një dyshe të pakalueshme në mbrojtje me Virgil van Dijkun.
Interesim për 28 vjeçarin ka shfaqur edhe klubi tjetër anglez, Manchester United.
Napoli e vlerëson Koulibalyn afro 80 milionë euro.
Atë në Napoli do ta zëvendësojë futbollisti kosovar, Amir Rrahmani. /Gazeta Express/