Jurgen Klopp i ka dhënë një lajm të mirë Steven Gerrard.
Gerrard është rikthyer në Liverpool, tani në pozitën e trajnerit të të rinjve.
Trajneri i skuadrës së parë të Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se ai vet së bashku me skuadrës, do t’i japin mbështetjen e plotë ish kapitenin, në aventurën e re që ka nisur.
“Kemi pasur një bashkëbisedim të mirë mes vete. Të gjithë e dimë se ai është një djalë i mrekullueshëm”, deklaroi Klopp në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Ligës, përcjell lajmi.net.
“Për mua ishte e rëndësishme ta dija se çfarë Steven dëshironte. Ai dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen. Unë jam i gatshëm ta ndihmojë atë”.