Klubet e mëdha angleze, Liverpooli dhe Chelsea po ndjekin sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Liverpooli është i interesuar të sfidojë deri në fund Chelsean për sulmuesin gjerman, i cili vlerësohet 60 milionë funte.
Werner është njëri nga sulmuesit më të lakmuar në Evropë dhe ka tërhequr interesim nga Bayern Munichu, Real Madridi si dhe dy ekipet e Ligës Premier.
Fillimisht ishin Blutë ata që u dukën favorit për 23-vjeçarin gjerman, pasi ndalimi i transferimeve të tyre u zvogëlua në fund të vitit të kaluar.
Por, Jurgen Klopp është gjithashtu një tifoz i madh i yllit të RB Leipzig, i cili ka shënuar 20 gola në 18 paraqitje në Bundesliga deri më tani këtë sezon.
Trajneri i Liverpoolit thuhet se është i përgatitur të shkojë ‘kokë më kokë’ me Frank Lampard për të rrëmbyer sulmuesin gjerman.
Leipzig ndërkohë mbetet në krye të Bundesligës pasi dy golat Wernerit ia siguruan atyre një fitore 3-1 ndaj Union Berlin të shtunën.