Sipas të përditshmes angleze, Daily Star, Liverpool po planifikojnë që të bëjnë një ofertë për futbollistin e Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard.
Hazard thuhet se po i konsideron opsionet e tij dhe nuk ka në plan që ta zgjasë kontratën me klubin gjerman, kontratë kjo që i skadon pas 18 muajsh.
Të Kuqtë mund të lansojnë një ofertë prej 34 milionë eurosh për të në janar, dhe Klopp synon që ta huazojë atë prapa te Gladbach.
Sidoqoftë, liderët e Premier Ligës mund të përballen me konkurrencë nga Atletico Madrid dhe Roma për nënshkrimin e tij.