Jurgen Klopp e ka siguruar Xherdan Shaqirin se e ardhmja e tij është në skuadrën e Liverpoolit, duke këmbëngulur se arsyeja e vetme që shqiptari nuk ka luajtur në javët e fundit për të kuq ka qenë lëndimi i tij.
Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Shaqiri e pranoi haptazi muajin e kaluar se është i palumtur që nuk po luan për Liverpoolin, edhe pse deri tani këtë sezon ka hasur në vështirësi për t’u shëruar nga lëndimet.
Dhe tani që 28-vjeçari nga Gjilani u rikthye në stërvitje me skuadrën këtë javë, Klopp i hodhi poshtë thashethemet se e ardhmja e tij është e pasigurt në Anfield.“Përse më duhet të flas për diçka nuk është interesante për ne.
Ai qëndroi pesë javë i lënduar dhe nuk ka mundur të luajë”, tha Klopp të shtunën.“Para lëndimit, po, mbase kemi folur se ai nuk po luante aq sa dëshironte. Kjo është e gjitha.
Nuk kam çfarë të shtoj. Kur jam me të, ai është plotësisht i lumtur këtu. Thashethemet janë thashetheme”, shtoi Klopp.“Natyrisht se Shaqiri e ka të ardhmen këtu.
Ai është lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për Liverpoolin”, këmbënguli ai.Shaqiri ka luajtur vetëm 11 minuta në Premierligë deri tani këtë sezon, ndërsa hera e fundit kur luajti titullar për Liverpoolin në ligë ishte muaji janar.