Jurgen Klopp do të humbasë udhëtimin e Liverpoolit te Chelsea pasi u bë trajneri më i fundit i Ligës Premier që doli pozitiv me coronavirusin e njohur si COVID-19.
Liverpoolit iu kthye pozitiv testi i Kloppit për Covid i bërë sot (e shtunë) në mëngjes, dhe për këtë arsye do të mungojë në Stamford Bridge.
Ndihmës menaxheri Pep Lijnders do të marrë drejtimin e skuadrës, me tre anëtarë të tjerë të stafit, ende të paidentifikuar, që gjithashtu do të humbasin ndeshjen pas kontraktimit me coronavirusin.
Është vet faqja zyrtare e Liverpoolit e cila ka konfirmuar infektimin e trajnerit gjerman me anë të një postimi.
“Jurgen Klopp do të humbasë takimin tonë me Chelsean të dielën pasi ka kthyer një rezultat të dyshuar pozitiv të testit COVID-19”, thuhet në njoftim.
Kështu, Klopp i bashkohet infektimeve të klubit nga Anfield, pasi tre lojtarë të ekipit të parë rezultuan pozitivë në fillim të javës.
Jürgen Klopp will miss our meeting with Chelsea on Sunday after returning a suspected positive COVID-19 test result.
— Liverpool FC (@LFC) January 1, 2022