Nëse ka tifozë të zhgënjyer dhe të pakënaqur në këtë Botëror, ata janë shqiptarët.
Por mungesa, me sa duket, këtë herë nuk ndihet vetëm në fushë, edhe në stadium. Fotoja e famshme e dy bukurosheve shqiptare, të cilat rrëmbyen zemrat e të gjithëve në Evropian, dy vjet më parë, ka bërë për vete edhe përfaqësues të futbollit.
Një prej tyre është edhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp, i cili sot ka postuar një foto të Rike Roçit dhe Irid Oxës, nga stadiumi, duke bërë shqiponjën me duar. Bukuroshe, seksi, ashtu siç tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, paskan tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit të njohur: “Ja pse na mungon Shqipëria në këtë Botëror”, – shkruan Kloop në Facebook-un e tij.
Mirëpo, ka dyshime që kjo faqe mund të mos jetë faqja origjinale e Klopp.