Klopp jep një lajm të rëndë për Liverpoolin

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka dhënë një lajm tejet shqetësues te Liverpooli. Trajneri gjerman ka njoftuar se Andy Robertson do të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Klopp ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut do t’i nënshtrohet një operacioni pasi ka thyer dorën në ndeshjet ndërkombëtare.

“Ka një thyerje në shpatull. Operacioni është i pashmangshëm. Nuk e di saktësisht se sa kohë do të mungojë, por operacioni i shpatullës nuk është i lehtë” ka thënë Klopp. Mbrojtësi grek Tsimikas do të jetë zëvëndësuesi i Robertson në krahun e djatht të mbrojtjes.

Të ngjashme