Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka përshkruar anësorin sulmues të Wolves, Adama Traore, si “i papërballueshëm” pas fitores 2-1 të Reds në Molineux të enjten mbrëma.
Liverpooli arriti të marr një fitore të madhe në udhëtim te Ujqit për të vazhduar serinë pa humbje në Ligën Premier këtë sezon.
Jordan Henderson kaloi Reds në epërsi, para se Raul Jimenez të barazoj rezultatin, por Roberto Firmino shënoi një gol të vonshëm për fitoren e ekipit të tij.
Me gjithë fitoren ndaj Ujqve, Klopp rezervoi fjalë të veçanta lavdërimi për Traore, atletizmi i jashtëzakonshëm i të cilit i shkaktoi probleme të mëdha mbrojtësit të majtë të Liverpoolit, Andy Robertson.
“Traore është e papërballueshëm në momente, është i pabesueshëm”.
“Çfarë lojtari – nuk është vetëm ai te Wolves, por ai është shumë i mirë”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.
Ish-produkti i Barcelonës ka katër gola dhe shtatë asistime në emrin e tij këtë sezon duke treguar potencialin e vërtetë deri tani., transmeton telegrafi.
Fjalë të mira për sulmuesin e Wolves zgjodhi edhe kapiteni i Reds, Henderson, i cili e cilësoi të fortë, të shpejtë dhe të vështirë të luash kundër tij.