Futbollisti i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri, për një kohë të shkurtër mund të mbetet jashtë fushës për shkak të lëndimit që ka marrë.
Futbollisti 28 vjeçar u detyrua të ulej në stol gjatë ndeshjes me Wolverhampton Wanderers për shkak të një problemi.
Duke folur për BBC Sport, Klopp tha se “Shaqiri do të duhet të luante, por natën e kaluar ai e ka pasur një ngërç në këmbë”.
“Tani ai është jashtë, jo për një kohë të gjatë, por ndoshta një javë ose 10 ditë”.