Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ai është i pafuqishëm për vendimmarrjen e klubit për transferimin e emrave të rinj.
Pas disfatës ndaj Burnley, Klopp la të kuptohet zhgënjimi i tij se ata nuk kanë qenë në gjendje të sjellin përforcime me skuadrën e ndikuar ndjeshëm nga një numër lëndimesh.
Klopp këmbënguli që vendimi për të sjellë transferime të reja para fundit të muajit nuk është në duart e tij.
“Këto vendime nuk janë vendimet e mia”, ka thënë fillimisht Klopp për mediat angleze.
“Nëse dikush mendon se duhet të bëjmë diçka, unë nuk mund të vendos nëse bëjmë diçka në tregun e transferimeve apo jo”.
“Kjo duhet të jetë e qartë”, përfundoi trajneri gjerman i Reds.