Klopp zgjidhet trajneri i muajit shtator në Ligën Premier

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Liga Premier ka zgjedhur trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, si më të mirin e muajit shtator.

Muaji shtator ka dhuruar shumë emocione, aksion, ndeshje të bukura dhe shumëçka tjetër.

Megjithatë, disa klube kanë vazhduar dominimin e tyre dhe rezultatet pozitive në këtë fillim sezoni.

Klubi i tillë është edhe Liverpooli, i cili vazhdoi serinë pozitive duke arritur tetë fitore në tetë ndeshjet e para.

Gjatë muajit shtator, Reds fituan të tri ndeshjet e zhvilluara: ndaj Newcastle United, Chelsea dhe Sheffield United.

Trajneri gjerman në këtë garë mposhti Eddie Howe (Bournemouth), Frank Lampard (Chelsea) dhe Brendan Rodgers (Leicester City).



Të ngjashme