Liverpooli do të jetë pa Alisson Beckerin për disa javë, pas lëndimit të pulpës së këmbës që e pësio në ndeshjen ndaj Norwichit.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili ka refuzuar të japë një datë se kur mund të kthehet në fushë portieri brazilian.
“Nuk është shumë mirë. Është një lëndim i pulpës që do ta lë jashtë për një kohë. Tani s’dua të bëjë ndonjë prognozë të saktë se kur do të kthehet, por të mërkurës sigurisht se s’do të luajë. Me siguri do të marrë disa javë, por do të shohim”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare.