Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka lavdëruar Romën pasi shorti ka përcaktuar që skuadra e tij të ndeshjet me ekipin italian në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në mesjavë, Roma bëri njërën nga befasitë më të mëdha të garës evropiane, duke eliminuar Barcelonën dhe Kloppi e përsëriti se nuk kishte besuar kur i treguan për rezultatin në stadiumin olimpik të Romës.
“Janë ekipi i vetëm prej tre skuadrave që nuk kam luajtur. Patën një sezon të mirë pas afatit të vështirë kalimtar, jo vetëm që humbën Mo [Salah], por edhe Emerson [Palmierin]”, ka thënë Klopp.
“Deri te përballja me Romën, do të mësojmë gjithçka rreth tyre. I shikova kundër Barçës dhe ishin shumë të mirë”.