Sulmuesi i Bayern Munichit dhe Polonisë, Robert Lewandowski, e ka nisur me shifra të frikshme sezonin e ri.
31-vjeçari ka shënuar 18 gola në këto javë të para me klubin dhe kombëtaren. Një ecuri për të cilën polaku ka marrë komplimentet e njërit që e njeh shumë mirë “zanatin” e shënimit të golave. Ai është Miroslav Klose, ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe Bayernit.
“Ai është dhjetë herë më i mirë se unë”, ka thënë Klose për “Sport Bild”. “Ka një stil të ngjashëm loje me mua, por është 10 herë më i mirë se unë. Është një sulmues i plotë, i përdor të dyja këmbët, është i fortë me kokë dhe ka një goditje shumë të mirë”, ka shtuar Klose.