Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Ferizaj, ka vendosur kamerat në shkollën fillore e mesme e ulët “Ismajl Qemajli” Prelez i Jerlive.
Udhëheqësi i KLSP-së nga Ferizaj, Arlind Avdyli, ka bërë përurimin e projektit: “Vendosja e kamerave në shkollën fillore e mesme e ulet “Ismajl Qemajli” Prelez i Jerlive të Ferizajt”, ku u pajis me kamerë të sigurisë kjo shkollë.
Ky projekt është financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, OSCE, Komuna e Ferizajt dhe mbështetur nga Stacioni Policor në Ferizaj.
KLSP-të deri më tani kanë realizuar disa prej projekteve në territorin e Komunës së Ferizaj si:
Fshatin Bablak, projekti: “Parku i fshatit”, Talinovc i Muhaxherëve, projekti: “Fusha sportive dhe park”, në fshatin Doganaj, projekti: “Ndriçimi publikë dhe kabineti i informatikës”, Prelez të Jerlive projekti: “Vendosja e kamerave në shkollë”.
KLSP-të bashkërisht me OSCE, bën dorëzim pranimin e këtij projekti në shkollë ku të pranishëm ishin komandanti i Stacionit policor në Ferizaj, menaxhmenti i shkollës në krye me Drejtoreshën Zejnepe Salihu Mustafa, ku në këtë rast drejtoresha e shkollës i falënderoi KLSP-në për punën e tyre që po bëjnë në komunitet dhe sa i përket këtij projekti theksoi se me këtë projekt stafit të saj, nxënësve do të ju lehtësojë shumë punën për mësim dhe çështje të sigurisë së objektit shkollorë.
KLSP-të do të vazhdojnë me disa nga projektet e radhës në komunitet, si rregullimi i hapësirave publike, ndriçimi publikë, e ndërtimin e fushave sportive të hapura dhe vendosjen e kamerave në zona me frekuentim më të madh.
Komitetet Lokale për Siguri Publike janë trupa konsultativë për policinë në identifikimin, adresimin dhe në partneritet me policinë bëjnë zgjidhjen e problemeve lokale në bashkësi.