Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës janë dominuar nga të njëjtat vende gjatë viteve të fundit, mirëpo asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që katër finalistët në këto dy gara të jenë nga i njëjti vend. Këtë gjë, Anglia mund ta arrijë sonte.
Spanja, Anglia, Itali dhe Gjermania i kanë të garantuara të paktën katër vende në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kjo gjë e bën dominimin e garës më të lehtë për ta.
Që nga sezoni 1999/2000, përfaqësuesit e La ligës në veçanti kanë shkëlqyer në garat evropianë. Ata e kanë pasur të paktën një finalist në 11 nga 19 edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Ky dominim është reflektuar edhe në Ligën e Evropës, me të paktën një klub spanjoll në 10 nga 19 sezonet e fundit të kësaj gare.
Gjatë kësaj periudhe kohore ka ndodhur që të dy finalistët e njërës garë të jenë nga i njëjti vend. Kjo gjë ka ndodhur gjashtë herë në Ligën e Kampionëve dhe tri herë në Ligën e Evropës.
Një gjë e tillë po ndodh edhe këtë sezon të Ligës së Kampionëve, pasi që dy finalistët e këtij viti janë Tottenhami dhe Liverpooli, të cilët do të përballen në Madrid më 1 qershor. Finale angleze mund të ketë edhe në Ligën e Evropës, varësisht nga rezultat e sotshme të Arsenalit dhe Chelseat.
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një vend t’i ketë katër finalistët e këtyre dy garave, kështu që varësisht prej rezultateve që arrihen sonte në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ky mund të jetë një vit historik për anglezët.