Klubet e ligave elitare evropiane do t’i humbasin mbi 4 miliardë euro, për shkak të pandemisë Covid-19, edhe nëse ligat e mëdha vendore dhe kupat evropiane ia dalin t’i përfundojë garat.
Kjo shifër, që vlen për këtë sezon dhe tjetrin, u dha në një takim mes sipërmarrësve në lojën e futbollit javën e kaluar.
Vlerësimet janë se, nëse garat nuk mund të përfundohen, atëherë humbjet do të jetë edhe më të mëdha: 7 miliard euro.
Bundesliga rifilloi më 16 maj, pra dje, ndërsa Premierliga dhe Serie A pritet të rifillojnë më 12 dhe 13 qershor, përkatësisht.