Klubet e mëdha, në treg për brazilianë të rinj

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Një numër i klubeve të mëdha në Evropë kanë filluar të kërkojnë nëpër ekipet e të rinjve të klubeve të huaja në vitet e fundit, veçanërisht te klubet braziliane.

Real Madridi e ka bërë pikërisht një gjë të tillë, përderisa edhe Barcelona së fundi arriti marrëveshje me Sao Paolon për transferimin e Gustavo Maias.

19-vjeçari madje as nuk ka debutuar ende me ekipin e parë të klubit brazilian, mirëpo katalonasit do të duhet t’i paguajnë edhe 3.5 milionë euro të tjera për ta kompletuar transferimin e tij e pas kësaj futbollisti do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Arthur Melo u transferua në vitin 2018, Emerson iu bashkua Barcelonën e pas një viti u transferua në Real Betis, ndërsa Matheus Fernandes iu bashkua katalonasve në fund të janarit para se të kalonte menjëherë në Valladolid.

Real Madridi, specialist për yjet e rinj brazilianë

Los Blancos e transferuan Reinier Jesusin në janar për 30 milionë euro, dhe braziliani nënshkroi kontratë deri më 2026-tën pasi i refuzoi Barcelonën, Manchester Cityn dhe disa klube të tjera për madrilenët.

Reinier tani do t’i ndjekë hapat e Vinicius Junior dhe Rodrygos në Santiago Bernabeu.

Vinicius u transferua për 45 milionë euro si adoleshent në Flamingo, ndërsa Rodrygo u transferua për një shumë të ngjashme nga Santosi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme