Klubet e Premier Ligës ndajnë 2.4 miliardë fitime sivjet

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 14:54 | Nga

Kampioni i ri i Anglisë, Manchester City ka fituar 149 milionë funte nga të drejtat dhe reklamat.

Me mënyrën se si janë shpërndarë të ardhurat, City ka fituar më pak se rivali lokal Manchester Unitedi që i janë transmetuar dy ndeshje më shumë se “Qytetarët”.

Unitedi ka siguruar 149 milionë e 767 mijë funte, 300 mijë më shumë se City që përcillet nga Liverpooli me 145 milionë funte dhe Tottenhami me 144 milionë.

Chelsea sivjet ka arkëtuar 141 milionë funte ndërsa Arsenali 142 milionë.

Klubi që fitoi më së paku në Premier Ligë është West Bromi që ka arkëtuar “vetëm” 94 milionë funte.

20 klubet e Premier Ligës së bashku kanë ndarë 2.42 miliardë funte këtë sezon. Këto të ardhura janë siguruar nga të drejtat televizive që sivjet ishin afër 3 miliardë funteve.

Image

Të ngjashme