Klubet kineze, Beijing Gouan dhe Guangzhou R&F, duan që të nënshkruajnë me Marouane Fellainin e Manchester United, raporton ESPN.
Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskajer, duket të jetë i hapur për ta shitur mesfushorin këtë muaj, pasi para tij preferon Ander Herrera-n, Paul Pogba-n dhe Nemanja Matiqin.
Solskjaer e konfirmoi këtë muaj që Fellaini do të mungojë deri në katër javë shkaku i një lëndimi.