Klubet pretendojnë se sistemi “VAR” është duke e dëmtuar futbollin në Angli.
Klubet nga Premier Liga po mendojnë që ta largojnë VAR-in para pjesës së dytë të sezonit. Skuadrat vazhdojnë të ankohen se video asistenti i gjyqtarëve po i dëmton shumë ata dhe duan ta largojnë qysh në këtë sezon.
Klubet e Premier Ligës, kanë planifikuar një takim me Mike Riley, drejtori i arbitrave.
Klubet pretendojnë se sistemi “VAR” është duke e dëmtuar futbollin në Angli prandaj duhet të merren masa për këtë.
Ata synojnë që sistemi “VAR” të hiqet dhe të mos ketë më përdorim tijin, madje duke filluar që nga ky sezon. Klubet synojnë që të heqin sistemin që këtë sezon dhe faza e dytë të rikthehet ashtu si vitin e shkuar.
Gjasat që sistemi “VAR” të hiqet janë të pakta, teksa nga ana tjetër kundërshtimet me “VAR” kanë qenë që para se të montohej./telegrafi.