David De Gea ka mbetur pa klub që kur u nda me Manchester Unitedin gjatë verës që po shkon.
Portieri spanjoll shihej afër transferimit në Real Madrid pas lëndimit të Thibaut Courtois, por në fund madrilenët vendosën për Kepa Arrizabalaga.
E tash, mediumi spanjoll “Fichajes” shkruan se interesim për ish-portierin e Atletico Madridit ka shkruar Real Betisi, përcjell “Gazeta Express”.
De Gea aktualisht është lojtar i lirë, ndërsa thuhet se ka refuzuar oferta nga Saudi Pro League gjatë afatit kalimtar të verës.