Klubi i pingpongut “Priping” me lojtarët senior sot do të udhëtojnë në Londer, ku do të marrin pjesë në kampin e organizuar në akademinë e pingpongut eBaTT.
Marrëveshja e nënshkruar në muajin maj të këtij viti ka parapa organizimin e kampeve në Londër dhe Prishtinë, ku pas dy vizitave të ekspertit të pingpongt Eli Baraty në klubin e kryeqytetit tash erdhi radha që Priping të vizitojë akademinë e pingongut në Angli.
Kampi zhvillimorë do të fillojë me datë 19 nëntor dëri me 25 nëntor 2022, ku do të ketë ushtrime intensive me trendet më të reja të lojës së pingpongut.
Udhëheqesi i klubit Kastriot Orana para nisjës për Londer u shpreh se bashkëpunimi me klubet ndërkombëtare do të ndikojë në rritjën e cilësisë së lojtarëve tanë, dhe se ky kamp do të shfrytëzohet për t’u përgatitur për dy turnet e radhës që do të mbahen në Kosove.
“Në maj e kemi nënshkru marrëveshjen me ekspertin Baraty nga Londra, e sot (e premte) po udhëtojme në Angli, ku do të ushtrojmë pingpong në qendrën e tij. Pas këtij kampi zhvillimorë, në Kosovë do të mbahen turneu Dita e Flamurit dhe turneu më prestigjioz Top 8 për Senior e këtë kamp po e shfrytëzojme për t’u përgatitur për turnet e Kosoves” u shpreh Orana.
Ky projekt është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të projektit Fondi i Mobilitetit, për zhvillimin dhe avancimin e sportit vendor.