Klubi i Prodhuesve reagon ndaj helmimit të rreth 26 zyrtarëve kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me fletëvotimet e ardhura nga Serbia. Rasti është vepër e rëndë dhe fajtorët duhen të dënohen, por edhe rastet e tilla të mos përsëriten.
Ky akt në radhë të parë shkel rëndë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por çka është më e rëndësishmja ky helmim është vetëm vazhdim i agresionit serb ndër vite, me helmimet masive të studentëve kosovar, por edhe “helmimet” e vazhdueshme që Serbia ka bërë me produktet e tyre për tregun e Kosovës. Me vite të tëra Serbia ka eksportuar produkte të cilat kanë mundur lehtësisht të kenë përmbajtje të tillë si ajo e ditës së djeshme. Kjo situatë nuk dallon asgjë nga ngjarjet e viteve të kaluara, por edhe tregon që qëllimet agresive të Serbisë mbeten gjithmonë të njëjta.
Klubi i Prodhuesve shpreh shqetësimin dhe kërkon nga autoritetet e vendit tonë që të reagojnë dhe kërkojnë zbardhje të rastit dhe mos lejim të skenarëve të ngjashëm të ndodhin përsëri. Por kërkon edhe një herë që produktet e Serbisë të bojkotohen plotësisht nga qytetari i Kosovës.