Prodhuesit morën përkrahjen e ministrit Mustafa për rimëkëmbjen e sektorit prodhues e përpunues

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Prodhuesit morën përkrahjen e ministrit Mustafa për rimëkëmbjen e sektorit prodhues e përpunues.

Sot Klubi i Prodhuesve të Kosovës u takua me Ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Besian Mustafa, ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend, sfidat e sektorit si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe projektet përkrahëse ndaj këtij sektorit në Kosovë.

Ministri në detyrë Mustafa gjatë këtij takimi i ka njoftuar nga afër disa nga anëtarët e Klubit të Prodhuesve  me objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së gjatë kësaj periudhe por edhe për hartimin e programeve mbështetëse konkrete të cilat do të ju vijnë në ndihmë prodhuesve nga sektori i bujqësisë, e të cilat kanë për qëllim rimëkëmbjen e këtij sektori. Z,Mustafa u zotua që do të vazhdoi të jetë pranë fermerëve dhe agropërpunuesve duke i mbështetur që të mos kenë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues.

Në anën tjetër, anëtarët e Klubit e falënderuan ministrin në detyrë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për bujqësinë në këtë kohë të pandemisë, dhe shprehen gatishmërinë e tyre që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në mes të dy palëve.

Të ngjashme