Si tifoz i përjetshëm, historian dhe ish-president i Queen’s Park F.C., Jim Hastie, ka qenë mjaftueshëm në ndeshjet si vendas për të vërejtur këtë dukuri.
E njëjta gjë, thotë ai, ndodh çdo herë. Shumë kohë para se të nisë ndeshja, para se lojtarët e Queen’s Parkut të largohen nga zhveshtoret e tyre, skuadra mysafire do të dalë dhe do të jetë e gatshme për rutinën e nxehjes.
Për shumicën e lojtarëve dhe në shumicën e ndeshjeve, nxehja është një rutinë që duhet të përmbushet para se të nisë puna e vërtetë, ndeshja, shkruan sot Koha Ditore.
Por kur skuadrat udhëtojnë për të luajtur te Queen’s Park, është ndryshe. Kur ata dalin në fushë janë më pak të interesuar të bëjnë zgjatje, pasime apo sprinte. Kur ata thirren për t’u kthyer në zhveshtore, ata ecin ngadalë në vend se të vrapojnë. Ata gjejnë mënyra për të kaluar sa më tepër kohë në fushë, duke shijuar atë rreth dhe atë moment.
Nuk ka rëndësi që stadiumi i dizajnuar për të pritur 52 mijë tifozë, do të mbledhë vetëm disa qindra tifozë në ndeshjen ndaj Annan Athleticut që është parë të mbahet këtë ditë, apo se do të ketë më tepër njerëz në një dasmë që do të mbahet në një nga suitat, sesa për të shikuar ndeshjen. Por kjo është prapë një ditë që lojtarët e Annanit do ta mbajnë në mend: kohën kur kanë luajtur në “Hampden Park”.