Swansea ka refuzuar ofertën e Evertonit prej 40 milionë funta për Gylfi Sigurdsson dhe po kërkon 50 milionë për lojtarin.
Sidoqoftë, një marrëveshje duket se është afër të arrihet pasi Swansea e ka lejuar Sigurdsson-in të largohet nga turneu para-sezonal në Amerikë për shkak të interesimit nga Evertoni.
Sigurdsson i ka thënë klubit se nuk ndjehet mentalisht mirë për të shkuar në turne.
Besohet se lojtari është i vendosur të kalojë te “Toffees” për shkak të ambicieve që klubi nga “Merseyside” ka treguar këtë verë.