Klubi spanjoll interesohet për Kepan

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Portieri spanjoll është jashtë forme dhe Chelsea po mendon ta shesë atë gjatë verës që vjen

Chelsea po mendon ta shesë portierin jashtë formës, Kepa Arrizabalaga.

Dhe, portieri spanjoll mund të rikthehet në La Liga gjatë verës që vjen.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se 25 vjeçari mund të përfundojë në Valencia.

Përfaqësuesi spanjoll ishte bërë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit kur i ishte bashkuar Chelseat për afro 80 milionë euro në vitin 2018.

Mirëpo, ish-portieri i Athletic Bilbaos kohëve të fundit shfaqi pasiguri dhe trajneri Frank Lampard po e kërkon një portier tjetër.

Kohëve të fundit madje Willy Caballero përfundoi si titullar, duke e lënë Kepan në bankën rezervë. 

Të ngjashme